Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ishte i ftuar këtë mbrëmje të së enjtes në Top Story në Top Channel.
Sigurisht çështja e shtruar ishte mosmarrja dot e dëshmisë së ish-ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor Parlamentar për check-up dhe sterilizimin.
Klosi tha se dëshmia e Beqaj dëshmoi për dy ditë me radhë, pasi sipas tij ishte opozita që nuk e lejoi, sepse nuk kanë dashur që të thuhen të vërtetat.
“Çfarë pune kanë marrë përsipër opozita dhe e ka bitisur? Kjo ishte dhe përgjigjja e atij debati të madh… janë pyetur 100 dëshmitarë dhe kur erdhi puna për të dëgjuar Ilir Beqajn, ajo përgjigje nuk u pranua pasi qartazi Beqaj do të sillte të vërtetat e kësaj historia, edhe me atë bisedën duaj apo jo me power point.
Kjo nuk u lejua nga opozita që e kthyen në një debat se kur duhej të fliste. Unë nuk kam qenë aty dhe nuk dua të them pse ndodhi kur Beqaj u fut në sallë, por ajo që di është që ai tha më lini të flas. Kur erdhi momenti për të fol, ai nuk u lejua. Ai është një prezantim që mund të bëhet dhe publik. E vërteta ishte ajo që ndikoi në vendimmarrjen e opozitës për të mos u lejuar të fliste”, tha ai.
Ndërkohë kërkesën e opozitës për të dëshmuar në këtë komision Edi Rama dhe Vilma Nushi, ai tha se në listën e miratuar emrat e tyre nuk kanë qenë për t’u marrë në pyetje.
“Pse nuk ishte Rama dhe Nushi? Ka pasur një listë dëshmitarësh se kush duhej të vinte dhe në atë listë nuk kanë qenë emrat e Ramës dhe Vilma Nushit. Ngelej vetëm të bëhej zhurmë sepse asgjë e re nuk ndodhi”, u shpreh ai.
Top Channel