“A do t’i heqë SHBA ‘non gratën’ Berishës?”/ Sula: Ka një indicie të fortë. Klosi: Ka zero shanse!

14/11/2024 22:59

Në pjesën e tretë të emisionit “Top Story” në Top Channel, u diskutua nëse qeverisa e re e SHBA do t’i heqë ‘non gratën’ kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula u shpreh se ka indicie të fortë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi tha se ka zero shanse për një vendim të tillë nga SHBA.

“Fakt është që sekretari i shtetit ka pasur një qëndrim. Ka një indicide të fortë që Berishës t’i hiqet ‘non-grata’.

Ndërsa Klosi u shpreh “Jemi shumë periferik për të gjykuar cfarë ndodh në Amerikë. E kemi të qartë që shpallja e ‘non gratës’ ka ardhur nga qëndrimit e tij kundër politikave amerikane. Pa zero shanse të ketë një ndryshim qëndrimi, jo vetëm Saliut.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA