Zyrtarë të qeverisë talibane në lindje të Afganistanit raportohet se kanë ekzekutuar sot një vrasës në një stadium sportesh, ekzekutimi i gjashtë që prej rikthimit të tyre në pushtet.
Por i dënuari sot u qëllua tre herë me armë nga një anëtar i familjes së viktimës, në një shprehje hakmarrjeje që u ndoq nga qindra spektatorë në Gardez, në provincën lindore Paktia.
Mbrëmjen para ekzekutimit zyra e guvernatorit kishte shpërndarë thirrje për zyrtarë e rezidentë në rrjetet sociale për të marrë pjesë në event.
“Vrasësi ishte dënuar me ekzekutim hakmarrjeje”, thuhej në një deklaratë të gjykatës së lartë të Afganistanit, ku i dënuari emërohej si Mohammad Ayaz Asad.
Ai ishte dënuar prej dy vitesh për vrasjen e Habibullah Saif-ul-Qatal, dhe çështja ishte pranuar nga dy gjykata ushtarake, thuhet në dokumente.
Në stadium ishte prezent dhe ministri i brendshëm Sirajuddin Haqqani.
Ekzekutimet publike kanë nisur në Afganistan nga qeveria talibane prej vitit 1996 deri në 2001 kur vendi u pushtua nga SHBA, dhe tashmë kanë rinisur prej gushtit 2021 por vetëm për raste krimesh të rënda.
Në shkurt vendi kreu tre ekzekutime publike.
Dy burra u ekzekutuan me armë para një turme të madhe njerëzish në qytetin lindor Ghazni, dhe disa ditë më vonë një tjetër ekzekutim u bë në provincën veriore Jowzjan shkruan rrjeti Daily Mail.
Dënimet trupore, kryesisht me goditje thuprash janë gjithashtu të zakonshme sipas ligjit Sharia të qeverisë talibane, për krime si vjedhje, tradhti bashkëshortore apo konsum alkooli.
Në vitin 1999 një grua me veshje muslimane është ekzekutuar publikisht e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit.
Grupi i të drjetave Amnesty International thotë se SHBA, Kina, Irani, Arabia Saudite dhe Egjipti janë praktikuesit më të shpeshtë të dënimeve me vdekje në botë.//Daily Mail/
Top Channel