Pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor për koncesionet, ish-ministri Beqaj mbërrin sërish në Kuvend me prangat poshtë xhupit

13/11/2024 10:41

Për të dytën ditë radhazi, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka lënë qelinë dhe pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

I rrethuar me forca të shumta policisë, Beqaj sërish ka mbuluar prangat me xhup, një veprim që e bëri edhe në paraqitjen e parë.

Mbledhja ditën e djeshme është shoqëruar me debate dhe përplasje, pasi ish-ministri kërkoi të bëjë një prezantim me Power Point. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e cila tha që si dëshmitar, Beqaj duhet të bëjë vetëm një deklaratë dhe më pas të merret në pyetje.

Beqaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 të tjerë.

Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti për një çështje tjetër, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni.

Ish-ministri i është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ku më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e Sterilizimit.

Nën hetim janë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Kujtojmë se biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmoi për disa orë në komisionin hetimor, ndërsa ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj më 20 shtator.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA