Plagosi me armë zjarri një person në Durrës, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari

13/11/2024 15:05

Një 25-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania, pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri një person në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur më 15 maj të këtij viti, kur E.K. plagosi me armë zjarri shtetasin R.B. te rrethrrotullimi i Plepave në Durrës.

Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Wiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri të 25-vjeçarit nga Kavaja.

Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA