23/11 23:05
Arian Curri komentoi zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar të për “check-up” dhe sterilizimin, ku prej dy ditësh ish-ministri Ilir Beqaj ka qenë në pritje për të dëshmuar.
Në studion e Top Story ai tha se Beqaj ka dy ditë që pret të dëshmojë, por socialistët e kanë penguar. Sipas tij në këto dy ditë atij i është bërë dhuratë “liria”, ndërsa shtoi më tej se deputetët socialistë e kanë takuar teksa ndodhej në ambientet e Kryesisë.
“Nuk po e pengon PD për të dëshmuar, por PS. I kanë çuar picë katër stinët dhe dy ditë nga 8 orë, komisioni i ka bërë një dhuratë të madhe se është në liri, gjatë ditës dje dhe sot ka pasur vizitë nga deputetët e PS, i kanë çuar dhe raki”, tha ai.
Top Channel