Fiks Fare/ “Nëna ime ka zënë krimba”, skandal në azilin e pleqve në Fier, përgjegjësja: Lekët ua ka dhënë vetë me dëshirë

13/11/2024 20:48

Në Fiks Fare u ankua vajza e një të moshuare që prej 7 vitesh jeton në azilin e pleqve Fier, por që prej një viti gjëndja e saj shëndetësore është përkeqësuar duke u paralizuar.

Denocimi vjen për stafin e këtij azili , të cilët nuk u shërbejnë të moshuarve. Nëse ata duan ndonjë shëerbim nga stafi duhet të paguajnë nën dorë.

Denoncuesja Afërdita Xhemali tregon për Fiksin se nënën nuk ja prek kush me dorë, po nuk i pagoi. Kështu që e moshuara herë pas herë detyrohet të japi nga 100, 200 lekë në varësi të mundësisë për të marr ndonjë shërbim. Por edhe kjo nuk ndodh, pasi punonjëset mbajnë inat për shumat që mund të marrin koleget. Nga kjo situatë Afërdita e cila jeton në Itali thotë se nëna e saj ka zënë krima. ” Ajo kruhej ngaqë ishte pa ndërruar dhe nxori krimbin” tregon Afërdita duke kërkuar ndihmën e Fiksit.

Fiksi pa nga afër situatën dhe takoi vetë të moshuarën e cila tregoi jetesën ferr sidomos vitin e fundit, ku kishte humbur aftësitë për të lëvizur e kujdesur për veten. E moshuara tregon se punonjëset e azilit e kanë lënë mbi 4 ditë pa batanije në këto temperatura të ulëta edhe pse ajo ua ka kërkuar. Tjetër shqetësim ishte ai i ndërrimit të bebelinave. Të moshuarën e linin 24 orë pa e ndërruar. “U kam dhënë nga 100 lekë kur ma ndërrojnë bebelinën dhe çarçafët. Këtu është ferr, por nuk kam mundësi financiare dhe ndaj jam e detyruar të qëndroj këtu” shprehet 78 vjeçarja. Ndërkohë gazetarët e Fiksit folën edhe me të tjerë të moshuar që jetojnë në këtë azil. Njëri prej tyre u shpreh se kishte 7 ditë me dhimbje krahu edhe pse ishte ankuar ende nuk e kishin çuar për vizitë. Pyetjes nëse kishte shkuar tek mjekja e azilit ai shprehet ” Kam shkuar, por nuk më ka dhënë zgjidhje , s’më ka bërë derman”.

Fiksi shkon e viziton të moshuarën edhe ditës tjetër. Ditën e dytë pamja është edhe më e frikshme. Dhoma e papastruar dhe kundërmonte era urinë. Një nga punonjëset sjell mëngjesin, të cilin e servirin pa pjata, por që e vendosin mbi komodinat e papastruara. 78 vjeçarja i drejtohet punonjëses duke i kërkuar t’i ndërrojnë bebelinën dhe për dyshekun që ia kishin ndërruar para pak kohësh. I kishin dhënë dyshekun e papastër të një të moshuari tjetër.

Përsa i përket ilaçeve e moshuara pohoi se i blinte vetë, kurse shoqja e dhomës ishte pa ilaçe, pasi nuk kanë mundur t’ja gjejnë.

Fiksi pas gjithë atyre çka faktoi me zë dhe figurë iu drejtua përgjegjëses së azilit. Kjo e fundit shpjegon se stafi e ka bërë punën korrekt dhe  për të moshuarën janë kujdesur më shumë sesa të tjerët. Madje shkon deri aty sa thotë që 78 vjeçarja nuk di ça flet prej moshës që ka. Përgjegjësja flet fare lirshëm edhe për pagesat që i behën stafit nën dorë për të marr shërbim, por kjo e fundit justifikohet me ” ja ka dhënë me dëshirë se nuk ia ka kërkuar njeri”.

Fiksi i kërkon përgjegjëses ta shoqërojë në dhomën e të moshuarës për të parë nga afër gjendjen e saj.  Në dhomë 78 vjeçarja i tregon se nuk i është ndërruar ende bebelina nga një ditë më përpara, gjë të cilën e konfirmon edhe shoqja e dhomës së saj.Përgjegjësja kërkon emrat e punonjëseve që duhet të shërbenin dhe thotë se kundrejt tyre do merren masa. Në lidhje me pastrimin e dhomës e moshuara i tregon se ka paguar sanitaret për t’i pastruar dhomën se ndryshe nuk shkonin ” i kam dhënë nga xhepi im se dhoma ishte zhul, nuk mund të rrija dot”, por që për përgjegjësen situata është mëse normale.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA