Në nisje të emisionit të së hënës në Top Story, moderatorja Grida Duma u ndal në një ngjarje që tronditi Ferizajn, ku një person goditi me thikë katër të rinj, kalimtarë të rastit.
Duma tha se sipas raportimeve dyshohet se autori është një person i alkoolizuar dhe që vuan nga problemet e shëndetit mendor. Ajo e vuri theksin pikërisht në këtë problem, atë të sëmundjeve mendore, duke thënë se pak trajtohen.
“A ishte ky rasti i një individi me një patologji mendore apo me problemet mendore siç raportojnë mediat… jemi të rrezikuar nga jeta e normalshme në kuptimin sesi duhet të sillemi me ta, nëse duhet të jemi të qartë në rrezikun që përfaqësojnë? Një nga problemet më madhore që nuk e trajtojmë mjaftueshëm ka të bëjë me problemet e shëndetit mendor. Një nga problemet e tjera është shëndeti kulturor që në shoqëritë tona zor se e pranojmë që problemet e shëndetit mendor duhet kuruar njësojnë si ato probleme të shëndetit trupor”, tha ajo.
Top Channel