Roma po kalon një periudhë mjaft të vështirë, me klubin verdhekuq që shkarkoi Ivan Juric për shkak të rezultateve të dobëta, vetëm disa javë pas prezantimit të tij.
Tashmë periudhën e puazës së kombëtareve, klubi italian është në kërkim të një tekniku që të arrijë objektivat në pjesën e mbetur të kampionatit.
Pas lakimit të emrave të njohur si Mancini, Lampard apo Ten Hag, “Corriere dello Sport” duket se e ka përgjigjen.
Bëhet fjalë për Vincenzo Montellën, i cili u shpall kampion me Romën në vitin 2001 si lojtar dhe 10 vite më vonë u bë trajneri i tyre.
50-vjeçari është aktualisht trajneri i kombëtares turke, me të cilën arriti deri në çerkfinalet e Europianit të Gjermanisë, duke qenë një nga surprizat e kompeticionit.
Presidenti io klubit e ka kontaktuar trajnerin italian dhe duket se mes palëve është arritur një akord që pritet të finalizohet së shpejti.
Top Channel