Angli/ Policia i gjen 8.000 mesazhe për shitje kokaine! Shqiptari justifikohet: Jam viktimë e skllavërisë moderne

12/11/2024 19:14

Një shtetas shqiptar, i kapur duke shpërndarë drogë në rrugët e Sleaford, në Angli, i dënua me tri vite e gjysmë heqje lirie.

Olsi Gjurra u shpall fajtor për posedim kokaine, me qëllim shpërndarjen dhe tregtimin e saj. Gjatë kontrollit në banesën e tij në muajin maj, u gjetën 127 qese me drogë. Gjatë hetimeve, oficerët e policisë kqyrën 8000 mesazhe në celularin e 21-vjeçarit. Për të hetuar përmbajtjen e tyre, autoritetet morën përkthyes shqiptarë. Në fund, u provuan akuzat ndaj tij.

Por, vetë Gjurra, deklaroi se ishte viktimë e trafikimit dhe se po detyrohej të shiste drogë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA