Nëntë të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit në Tiranë, njëri prej tyre kreu manovra të rrezikshme në sheshin “Skënderbej” Biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmon sot në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.
Ai është paraqitur me pranga në duar, i rrethuar nga policë, ndërsa mban dokumente me vete.
Rrapaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe 6 të tjerë.
Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.
Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit të sterilizimit.
Kujtojmë se ish-zëvendës/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj ka dëshmuar në komision më 20 shtator.
Tre shtetasit italianë nuk do të jenë prezentë në mbledhjen e komisionit, sipas kryetares së komisionit, Albana Vokshi.
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi: Tre shtetasit italianë refuzuan të ishin prezentë në mbledhjen e komisionit dy herët e tjera, kjo është hera e tretë. Për shkak të angazhimeve të tyre në Itali dhe jashtë Shqipërisë dhe kohës së shkurtër të njoftimit e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë, sipas tyre.
Secili prej tyre është jo vetëm aksioner i kompanisë së koncesionit të sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë miliona lekë me konsulencë private të marrë nga koncesionet, kanë kompani nënkontraktuese, i marrin taksat e shqiptarëve nga të gjitha xhepat, e konsiderojmë të domosdoshme prezencën e tyre në komision. Do vijojmë procedurën ligjore që parashikon thirrjen e qytetarëve duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision.
Lista e personave që do të pyeten sot janë:
Ora 9.30 Ilir Rrapaj
Ora 14.00 Anila Denaj
Ora 16.00 Altin Fani
Ora 18.00 Umbro Staccini
Ora 19.00 Elisabetta Anzanello
Ora 20.00 Giorgio Tardioli.
Top Channel