Kamionçina dhe fouristrada përplasen ‘kokë më kokë’ në Milot, tre persona të plagosur
11/11/2024 17:39
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne rreth orës 16:30 pranë Urës së Zogut në Milot.
Dy automjete janë përplasur njëri me tjetrin duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.
Në aksident janë përplasur kokë më kokë një kamionçinë dhe një fuoristradë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime ne lidhke me këtë aksident.
Top Channel