12/11 22:43
Autoritetet turke i kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën Ministria talibane për Riatdhesim dhe Refugjatë.
Sipas kësaj Ministrie, Organizata Ndërkombëtare për Emigrantë do të ofrojë nga 150 euro për secilin emigrantë të dëbuar.
Në muajt e fundit, Turqia i ka shpeshtuar bastisjet për arrestimin dhe dëbimin e afganëve, shumica e të cilëve janë pa dokumente.
Rreth 600 shtetas afganë u ndaluan nga policia gjatë bastisjeve në Stamboll në shtator dhe u dërguan në qendra ndalimi. /REL
Top Channel