Ervin Karamuço dhe Bledar Koka debatuan në “Top Story” sa i përket punës së bërë nga SPAK.
Sipas ekspertit, Prokuroria e Posaçme ka nisur investigimet për një grup të rrezikshëm kriminal në Brazil, teksa gazetari replikoi duke i thënë se i duhet dhënë rëndësi portit të Durrësit.
Karamuço: Vetëm për një javë janë grupi i Brazilit, grupi i Holandës, grupi i Britanisë, grupi i Belgjikës dhe sot është dhe grupi i Antimafias Italiane. Pesë grupe. Dhe këto nuk janë kot. Janë grupe të përbashkëta në kuadër të EuroJustice, që edhe po të duam ne të jemi në një krah politik si SPAK, nuk na lënë ata, sepse është ndjekje paralele që ata bëjnë me veprimet penale në një bashkëpunim ndërkombëtar. Kështu që hiqini këto paragjykime, se do shikoni se sa…
Koka: Ne kemi Edi Ramën aty në listën e Ilir Metës dhe s’e dimë a e ka marrë njeri në pyetje. Karamuço me të drejtë, se ti informacione po jep, por po bëjmë deduksione tani. Ne duhet të presim disa dosje që ndoshta kanë ndonjë gjë brenda mund të cenojnë mazhorancën. Ne kemi dosje aty ku përmendet, ka dalë në përgjim ai ke dosja 184 ky Edi Rama. Nuk i hyri gjemb në këmbë, nuk ka hetim. Kreu i SPAK-ut, për turpin e dynjasë tha që nuk e njeh si dosje. E kam sinkron, e kam bërë dhe status në Facebook që e ka thënë, kjo është çmenduri. E pyetën për dosjet 184 e 339 dhe tha: ‘Nuk kam shumë njohuri si dosje’. Kreu i SPAK-ut, aty brenda është Edi Rama duke dhënë porosi me shefat e policisë, me deputetë. Ne duhet të presim disa dosje nga Brazili që mund të prekin pak mazhorancën.
Karamuço: Jo, jo kanë ardhur ato.
Koka: Po, po do vijnë. Tani duhet të themi që SPAK-u do bëjë namin. Dolën dosjet e Lezhës, që doli se ishte folur vetëm për banda dhe kurrë për zgjedhje. Ato ishin aktorë elektoralë të pastër në zgjedhje në Shkodër, në Laç dhe në Lezhë. Zero fjalë për krimin elektoral. Dhe në duhet të presim që SPAK-u kësaj radhe deri në dhjetor do bëjë namin. Tani thonë: ‘Edhe pse Sali Berisha me Ilir Metën janë aty ku janë, do ketë dhe ca gjëra këtej po mos u shqetësoni ju’. Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe liderët e opozitës në burg, ndërkohë kryeministri po bën turistin dhe e ka fushën e pastër.
Karamuço: E di pse vajti SPAK-u në Brazil?
Koka: A s’më duhet fare. Xhiro vajti. Ka shkuar për të parë Amazonën se është afër.
Karamuço: E ke gabim. Është një hetim shumë i fuqishëm për një nga kartelet tona…
Koka: Ata para se të shkojnë në Brazil, të ndalojnë njëherë të shohin ç’bëhet në portin e Durrësit. Me bananet që kalojnë aty. Aty kalon derri me dosjen bashkë, këta do shkojnë ta ndalojnë te burimi, ndërkohë se ndalojnë dot te porti i Durrësit, që është bërë han me 500 porta. Aty kalon droga bashkë me mbetjet toksike dhe ne kemi shkuar ta kërkojmë krimin në Brazil. A e kupton çfarë teatri është ky?! Ka shkuar Altin Dumani në Brazil. Turizëm atje, Rio De Janeiro.
Karamuço: Më lërë ta argumentoj unë. E kuptova se si e mendon ti.
Koka: Atë që thua ti, unë e kam parë. Kam hallin e perceptimit tim, që sa më shumë rritet teatri, buka dhe cirku, aq më shumë thellohet pabarazia në anën tjetër.
Karamuço: Është një task-forcë që ka gjetur të dhëna surprizë për një grup të rrezikshëm kriminal që eksporton drogë nga Brazili në Europë, por dhe të dhënat e tjera, përgjimet, USB-të, çfarë janë marrë me vete dhe janë administruar në Shqipëri, ka lidhje dhe me politikën. Kaq. Me këto të fillojmë t’i vëmë kapakun këtyre gjërave. Iku me turizëm, erdhi me turizëm, po lëre tani.
Koka: E padëgjuar kjo që sapo the.
Top Channel