Gjashtë persona janë vënë në pranga në kryeqytet, tre prej tyre për shkak të dhunës në familje.
Një 40-vjeçar me iniciale A. M., banues në Tiranë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj njerkës së tij.
54 vjeçari me iniciale L. M., dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Në pranga u vu edhe shtetasi A. V., 51 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Tre persona të tjerë janë vënë në pranga nga Policia Rrugore Tiranë:
– A. Sh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– R. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike;
– E. F., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel