Në studion e Top Story u diskutua sot fitoja e Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas Kamala Harris.
Gazetarja Monika Stafa u shpreh se vetë ajo u pozicionua krah Kamala Harris, ndryshe nga shumë shqiptarë që kanë shprehur mbështetje për Donald Trump.
Stafa tha se pavarësisht se Kamala është ‘selfmade’ dhe e disiplinuar, Trump është popullor dhe jep ‘spektakël’ dhe kjo sipas saj, besohet se është arsyeja pse mori një mandat të dytë.
“U pozicionova krah Kamala. E kam lexuar librin e saj. Mbi të gjitha ishte një grua ‘selfmade’. Kishte fjalëkyçe të veçanta në fjalime të saj ndryshe nga Donald Trump.
Spektaklin ai e ka në genin e vet, kjo besoj ishte arsyeja qe u votua në shumicë. Ndoshta njerëzit duan një figurë çlodhëse, Kamala ishte një figurë shumë e disiplinuar”- tha Monika Stafa.
Top Channel