Neymar pësoi një tjetër dëmtim të rëndë që do ta lërë atë jashtë fushave për 4-6 javë, menjëherë pas rikthimit të tij nga një dëmtim akoma më i rëndë, që e la jashtë brazilianin për një vit.
Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer askujt, me yllin brazilian që nuk po arrin dot më të rigjejë formën e tij të dikurshme.
Nga ana tjetër, Al-Hilal duket se i ka ardhur në “majë të hundës” me formën e dobët që po kalon Neyma, i cili merr një shumë të majme nga klubi arab.
Deri më tani, braziliani nuk ka dhënë ndonjë kontribut të madh për kampionët e Arabisë Saudite dhe dëmtimi i dytë ka bërë që të mendohet seriozisht ndërprerja e kontratës së Neymar.
Mediat menjëherë kanë hedhur hipotezën e bujshme, të një rikthimi të mundshëm të brazilianit me Leo Messin dhe Luis Suarez te Inter Miami, me amerikanët që janë gati ta mirëpresin krahëhapur 32-vjeçarin.
Top Channel