Somalia ka njoftuar se më shumë se 1.1 miliardë në hua të pashlyera do të anulohen nga qeveria e SHBA, çka perfaqësaon më shumë se një të katërtën e borxheve të mbetura të vendit.
Njoftimi vjen pas një serie marrëveshjesh nga kreditorët e kompanisë që kanë shprehur interes në ‘faljen e detyrimeve’ shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Shumica e borxheve të Somalisë është akumuluar gjatë epokës së diktaturës ushtarake të Siad Barre, e cila ra në vitet 1990-të duke nisur me pas rreth tre dekada luftë civile.
Presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, tha se vendi i tij ishte “i mbytur nga pesha e borxhit të papërballueshëm” interesat e të cilit nuk mund të paguhen “pas një periudhe të gjatë kaosi dhe shembjes së organeve shtetërore”.
Dje SHBA dhe Somalia nënshkruan “marrëveshjen e fromalizimit të anulimit të borxhit” prej $1.14 miliardë.
Në një postim në rrjetin X, ministri i financave të Somalisë, Bihi Egeh, shprehte mirënjohje ndaj “qeverisë e populli të SHBA për mbështetjen e tyre në rritjen ekonomike të vendit”.
Ministri i zhvillimit ekonomik Mohamed Shire, gjithashtu vlerësonte marrëveshjen “historike” në përpjekjen e rekuperimit.
Në mars organizata e fuqishme financiare Paris Club (Klubi i Parisit), me disa nga entitetet më të fuqishme kreditore, njoftoi se do të shuante dhe 99% të borxhit që Somalia i detyrohej anëtarëve të saj, ndërsa Baka Botërore tha se kjo reduktonte borxhin e jashtëm të Somalisë në vetëm “6% të GDP-së në 2023, nga 64% përqind të GDP që ishte në 2018”, shkruan The Guardian.
Top Channel