PD heq dorë nga “mosbindja civile” në Parlament, Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për buxhetin

05/11/2024 12:48

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi pas mbledhjes së kësaj të marte se do t’i rikthehen jetës parlamentare për diskutimin e Projekt Buxhetit të vitit 2025.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një prononcim për gazetarët, u shpreh se kërkohet angazhimi i deputetëve të PD-së.

“Ky është buxheti i fundit i kësaj qeverie të korruptuar kërkon angazhimin e deputetëve të opozitës. Për të shndërruar nga borxhi i oligarkëve në buxhetin e qytetarëve. Këtë rol mund ta luajnë vetëm deputetët e opozitës.

Sepse deputetët e mazhorëncës siç e kanë shfaqur këto 12 vite janë si kartonë për t’i shërbyer interesit të Edi Ramës pa pasur në vëmendje fermerët, pensionistët, bizneset“, u shpreh Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA