Përplasi motorin me të cilën lëviznin dy të mitur, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër! Nis hetimi

04/11/2024 13:27

Një 21-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi përplasi dy të mitur që lëviznin me motor.

Të dy 14-vjeçarët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjeësore, ndërsa për njërin prej tyre ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. P., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin me drejtues dhe pasagjer, dy 14-vjeçarë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, për 14-vjeçarin që drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA