Partia Demokratike nuk ka një qëndrim nëse do të vijojë me mosbindjen civile apo do të rikthehet në Kuvend për të kundërshtuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
Këtë e pranoi sot edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili tha se një vendim do të merret, por la të kuptohet se peshorja qëndron nga rikthimi në Kuvend.
“Një vendim do merret, por qëndrimi ynë është i prerë. Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ky është ligji i të gjitha ligjeve që do të mbrojmë në Parlament. Ftoj çdo shqiptar të mbështesë këtë nismë e cila i jep zgjidhje imediate problemeve të mëdha të krijuara te 46% e shqiptarëve që jetojnë sot në varfëri. Vendosja e minimumit jetik dhe mbi të llogaritja e pensioneve me një rritje shtesë, ky buxhet ka ccdo mundësi dhe kapacitet për të vendosur në këtë mënyrë. Vetëm këtë vit ka pasur një suficit 700 milionë euro nga mosrealizimi i shpenzimeve dhe investimeve. Mosbindja civile ka 77 metoda, kudo zhvillohet. Mendoj se ne duhet të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro”, tha Berisha.
Top Channel