Kamala Harris e ka nisur tubimin e saj në Karolinën e Veriut duke sulmuar Donald Trump, diçka që po e bën gjithnjë e më shumë në ditët e fundit të zgjedhjeve.
Edhe pse Trump fitoi në këtë shtet në 2016 dhe 2020, në Charlotte – një bastion demokrat në shtetin kyç – turma është plotësisht në mbështetje të Harris.
Ajo mezi arrin të përfundojë fjalimin pa u ndërprerë nga brohoritjet me emrin e saj.
“E dimë kush është Donald Trump,” fillon ajo, e ndërprerë menjëherë nga turma që bërtet “buuu”.
“Ky është dikush që po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. I fiksuar pas hakmarrjes… ky njeri kërkon pushtet të pakufizuar,” thotë Harris.
Pastaj kalon në temën e ekonomisë, e cila është një nga çështjet kryesore për votuesit në këto zgjedhje.
Një sondazh i fundit nga AP-NORC tregoi se votuesit janë të ndarë, sipas linjave partiake, sa i përket besimit ndaj Trump apo Harris për çështje si kostoja e ushqimeve dhe karburantit apo punësimi dhe papunësia.
Ajo thotë se me të në Shtëpinë e Bardhë, do të punojë për listën e saj të prioriteteve, që përfshin uljen e taksave, ndalimin e kompanive nga abuzimi me çmimet dhe sigurimin e strehimit të përballueshëm.
Ndërkohë, thotë ajo, Trump do të japë lehtësira tatimore për të pasurit dhe do të fokusohet në “listën e tij të armiqve”.
Top Channel