Bayerni bën detyrën/ Bavarezët mundën 3-0 Union Berlinin duke u shkëputur në krye

02/11/2024 22:23

Bayerni i Mynihut duke se nuk ka ndër mend të lëshojë terren në krye të Bundesligës, teksa në javën e nëntë, përballë Union Bërlinit në “Allian Arena” arriti fitoren e tretë radhazi (3-0) dhe të shtatën në total në këtë fillim sezoni.

Dygolëshi nga Harry Kane dhe finalizimi i Coman (me asist nga Kane) vendosën rezultatin e këtij takimi të dominuar nga bavarezët. Kane realizoi golin e parë (më 11-metërsh në minutnë e 15-të) dhe të tretë (minuta e 51-të me asist të Coman), ndërsa francezi Coman shënoi në fundin e pjesës së parë (45’).

11 gola në total në nëntë javë kampionat për Harri Kane, që vazhdon të realizojë me ritëm të shfrenuar, duke qenë, të paktën deri tani, një ndër kandidatët kryesorë për Këpucën e Artë në Evropë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA