Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Top Story” në Top Channel komentoi shpalljen e tij si non-grata nga Shtetet e Bashkura të Amerikës.
Demokrati u shpreh se shpallja non grata e bëri qëtë rikthehej në skenën politike.
Ndër të tjera Berisha u ndal te masa ndaj tij “arrest në shtëpi”, ku tha se “pasi dështuan me kontrollin e opozitës, zgjodhën arrestin tim pa anjë provë dhe fakt”.
“Nuk ka rëndësi për mua paragjykimi, ka rëndësi që unë të mos tërhiqem kurrë nga një kauzë e drejtë. Nëse dy vjet më parë apo edhe 3 vite, në këtë tezë Berishën e besonin një grup i vogël njerëz, sot ky grup është më i madh. Unë pata rastin në jetë të kem periudha më interesante në jetën e një njeriu, por kur unë u sanksionova për korrupsion, u thashë shqiptarëve dhe botës se ky është një vendim korruptiv. Gazetari i Bild, i cili deklaroi se ekzistojnë dokumente që provojnë se McGonigal është i implikuar në dosjen Berisha.ky ishte një grusht shteti kundër sovranitetit të një vendi anëtar të NATO. Të gjithë ne që kemi jetuar në diktaturë e dimë se sovraniteti i brendshëm i një vendi diktaturë nuk e ka populli, por e ka në duar diktatori.
Në Shqipëri u godit një njeri që nuk kishte funksione drejtuese në PD por ishte një avokat i qëndrueshëm i interesave të shqiptarëve. Më kthyen në skenën politike. Fakti që menduan ti jepnin vendit im një opozitë kukull, kjo bënte që Sali Berisha të mos pajtohej me këtë dhe i tha vetes 100 herë një thënie të vjetër “Zot më mbro nga miqtë, se nga armiqtë mbrohem vetë”. Pasi dështuan me kontrollin e opozitës zgjodhën arrestin tim pas asnjë provë.”, u shpreh Berisha.
Top Channel