“Rama do që t’ju mbajë në lojë apo burgosë?” Berisha-analistit në Top Story: Po të mos kishte frikë, do ta dominonte më shumë urrejtjen për kundërshtarin

31/10/2024 22:13

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kreu i qeverisë Edi Rama ndihet i frikësuar, prandaj hedh akuza ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Gjatë intervistës për emisionin Top Story, Berisha theksoi se asnjë zgjedhje nuk është fituar në formë të drejtë nga Rama, ndërsa solli në vëmendje edhe arrestimin e ish-deputetit Çyrbja.

Sulo: Në 2021 dhe 2023 Rama ka bërë fushatë me ju dhe Metën si dy figura që ai i quante lehtësisht të mundshme në fushatë, sondazhet e favorizonin, Rama është i interesuar t’ju mbajë juve në lojë apo t’ju burgosë? Nëse ju dhe Meta jeni në hetim atëherë del që Rama një nga tre kryeministrat që ka qeverisur këtë vend, ekspozohet më shumë. Pse do t’i leverdiste Ramës të ekspozohej?

Berisha: Po të mos kishte frikë Edi Rama nga Sali Berisha , Ilir Meta e të tjerë ndoshta do të dominonte pak më shumë urrejtjen e trashëguar për kundërshtarin. Rama ka kryer krime të rënda, nuk do të pranojë kurrë të dorëzojë pushtetin. Në të gjitha stadartet Edi Rama nuk ka fituar zgjedhjet.

Deputeti i Durrësit i kishte votat nga Abdylajt, Troplinët, Dervishët me shokë. Çyrbja një anonim absolut vendosej i treti në listë nga Rama pa pas marrë një premtim të votave, prisni, po shkoj më tutje. Nëse i fitonte zgjedhjet nuk do e linte opozitën pa asnjë qindarkë financim. Nëse i fitonte ato zgjedhje nuk do bënte atë që bëri me Pëllumb Gjokën, me Troplinët në Durrës dhe Shijak. Zgjedhjet në 2021 ishin një farsë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA