Nisi “qetë”, nuk vonojnë përplasjet te Kuvendit! Futen në korridor disa deputetë të PD, Sula-Gardës: Hape rrugën, mos e prekni motrën time

31/10/2024 10:23

Teksa nisi “qetë” seanca e sotme plenare, nuk ka vijuar e tillë.

Pak minuta pasi seanca kishte nisur, deputetët e PD kanë kërkuar që të futen në sallë por janë penguar nga Grada, pasi një pjesë e tyre janë të përjashtuar me disa ditë.

Ndërkohë në sallë janë lejuar të futen vetëm ata të cilët nuk janë të përjashtuar, Jorida Tabaku, Albvana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferri.

Këta të fundit pasi janë futur në sallë dhe kanë bllokuar foltoren, kanë marrë karriget e tyre dhe i kanë nxjerrë në ambientet e jashtme të Kuvendit, duke i kthyer përmbys.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA