Projekt buxheti i 2025 parashikohet të jetë mbi 8 miliardë euro.
Ministri i financave, Petrit Malaj, e prezantoi atë në Konferencën e Kryetareve, duke u shprehur se synon një vazhdimësi të rritjes ekonomike prej 3.9% dhe ulje të borxhit publik Ministri i Financave siguroi se këtë vit nuk do të ketë rritje taksa e tatime për qytetarët.
Ne projekt buxhetin 2025 parashikohen 40.6 miliardë lekë më shumë se viti 2024, të ardhura buxhetore bazuar kjo kryesisht në turizëm dhe eksporte si dhe rritje të të ardhurave tatimore.
Të ardhura buxhetore: 754.6 miliardë lekë ose 28.8% PBB
Të ardhurat tatimore: 709.8 miliardë lekë nga 26.3% në 27.1 % të PBB
Ky projekt buxhet parashikon rritje të shpenzimeve në shendetësi, arsim, investimet publike në infrastrukturë dhe energji dhe shërbime digjitale.
822.7 miliardë lekë shpenzime 31.4% e PBB
Investime publike – 6.1% të PBB
Sigurime shoqërore – 7.3% e PBB
Pagesa të administratës publike – 4.9 % e PBB
Shpenzime operative – 2.7% e PBB
Pushteti Vendor – 3.45% e PBB
Kompnesimi i pronareve – 01.% e PBB
Ndihma ekonomike – 0.9% e PBB
Ish të përndjekurit – 0.1% e PBB
Subvencione – 0.1% e PBB
Vitin qe vjen është parashikuar rritje e buxhetit nëpërmjet grantit për të gjithë bashkitë si dhe rritje të pagave të punonjësve të tyre.
Top Channel