![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-06T224655.867-800x450.jpg)
06/02 22:47
Partia Socialiste ka rrëzuar dekretin e Presidentit të vendit Bajram Begaj “Inspektimin” duke votuar në seancën e sotme kundër, ndërsa një votë pro ishte nga deputeti i PS Paulin Sterkaj.
Kundër kanë votuar edhe 5 deputetë të opozitës, Flutura Acka, Arbi Agalliu, Merita Bakiu, Gezim Ademi dhe Nusret Avdulla
Pas kthimit të ligjit në Kuvend nga Begaj, dekreti u shqyrtua fillimisht nga Komisioni i Ligjeve, ku kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka argumentoi përse akti i Kreut të Shtetit, duhej të rrëzohej në Kuvend.
“Është nismë ligjore në kuadër edhe të kërkesave të BE, dhe na duhet për të përfituar nga plani i rritjes”, thotë Klotilda Bushka.
Top Channel