Fiks Fare/ 59 vjet lek ‘i vjetër’ lek ‘i ri’. Rama dhe kabineti i tij nuk njohin monedhën shqiptare, prioritet euroizimit

31/10/2024 20:49

Ndodh shpesh që termat ‘lek i vjetër’ dhe ‘lek i ri’ të ngatërrohen. Jo të gjithë arrijnë të bëjnë dallimin dhe diferencën mes të dyjave.

Shqiptarët vazhdojnë prej një kohe shumë të gjatë të lexojnë kartëmonedhat e t’i shqiptojnë ndryshe nga vlera  që shkruhet apo shifra. Në çmimet e tregut, në rroga e pagesa të tjera, në shërbimet publike e private, në qeratë, etj., me gojë shqiptohet 1000 lekë, ndërkohë që duhet të thuash, kuptosh e shkruash 100 lekë.

Po kur filloi këmbimi i Lekut “të vjetër” me atë “të ri”?

Më 16 gusht 1965, bazuar në dekretin nr. 4028, datë 14.7.1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër Lek me monedhën e re Lek. Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 Lek të ri, pa asnjë kufizim

Sot, 59 vjet pas këtij ndryshimi, megjithë fushtatat sensibilizuese të Bankës së Shqipërisë përdoret leku i vjetër. Jo vetëm nga masa por edhe nga elita politike.Vetë kryeminsitri dhe minsitrat përdorin termat lek i vjetër apo monedhë të huaj për të  rritur në opinion besimin se po rriten investimet e qeverisë. Psh deklarata që Rama bëri për rritjen e pagës mesatare në administratë që do të shkojë 900 euro ” Nga 563 euro paga do bëhet 900 euro” .Apo në lidhje me shpërblimet që jepen në fund vit ku shprehet me vlerën me lek të vjetër, për të dhënë idenë se shuma e shpërblimit është e lartë. Sot pagat, investimet, shpërblimet, përfitimet që u jep shteti banorëve të vet, shprehen në vlerën e lekut të vjetër, për të krijuar imazhin e një bollëku, ndërsa taksat e detyrimet e shtetasve me lekun e ri. Me vlerën e lekut të vjetër flitet në mjaft raste edhe prej ekspertëve të kontrollit të shtetit për të treguar se shkeljet financiare që janë gjetur kapin shuma të mëdha, për të dalë kështu më në pah puna e institucionit përkatës.

Banka e Shqipërisë lidhur me terminologjin e përdorur , ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi 3 vite me parë me moton “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”. Kjo për arsyen  për të hequr nga gjuha e përditshme dy termat që i referohen lekut: i ri dhe i vjetër.

Megjithëse edhe institucionet financiare dhe administrata publike nuk i ka shpëtuar përdorimit të këtyre termave,  guvernatori Sejko shprehet se emërtimet hasen më shumë në familje, në pikat e tregtisë me pakicë si edhe në transportin publik.

Nga një vëzhgim që Fiksi bëri nëpër dyqane të ndryshme dhe tregtare, u pa që ende atas përdorin termin lek i vjetër për çmimet, ndërkohë që nuk i thonë “Jo” pagesës me monedhë të huaj, euro.

Por çfarë thonë specialistët?

Gazetari i ekonomisë Bardhi Sejdarasi tha për Fiksin se në lidhje me këtë ka shumë shkelje. E para fillon në shkeljen e ligjit që përcakton monedhën që duhet përdorur në një vend, në një komb. Më pas terminologjia që në raste të ndryshme në varësi të interesave herë flitet me të reja e herë me të vjetra.

Spiro Brumbulli Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës të Bankave i pyetur nga Fiksi pohoi se normalisht duhet të kishte vetëm   lekë, monedha kombëtare. Monedha kombëtare mbron dhe u jep jetë politikave monetare, atyre politikave që bëhen nga Banka Qendrore për zhvillimin e ekonomisë.  Por ajo që vihet re sipas tij është se gati gjysma e ekonomisë funksionon dhe në euro.  “Në jemi të euroizuar – në një farë mënyre. Prandaj çdo politik, çdo vendimarrje e Bankës Qendrore nuk e jep efektin menjëherë  në ekonomi siç do ta jepte nëse të gjithë do të përdornim vetëm lekun, por ne përdorim edhe euron edhe dollarin” tha Brumbulli.

Fiks Fare u interesua në lidhje me terminologjinë lek i ri lek i vjetër edhe tek Banka e Shqipërisë e cila në përgjigjen e saj thotë  “Kjo fushatë disavjeçare është një sfidë kombëtare, që ka nevojë për angazhimin e përbashkët të të gjitha institucioneve, aktorëve, por mbi të gjitha të vetë qytetarëve me qëllim që të lëmë pas njëherë e përgjithmonë përdorimin e kësaj terminologjie të gabuar në marrëdhëniet ekonomike e financiare.

Banka e Shqipërisë i bën thirrje sërish publikut ta lërë pas njëherë e përgjithmonë përdorimin e kësaj terminologjie të gabuar në marrëdhëniet ekonomike e financiare. Të gjithë duhet të dimë se monedha jonë nuk është as e vjetër e as e re, por është thjesht Lek!”

Ndërkohë në lidhje me përdorimin e monedhës së huaj si euros apo dollarit BSH sqaron se përdorimin e valutës në ekonominë reale, nga qytetaret apo bizneset për transaksionet e tyre, kjo del përgjithësisht jashtë spektrit të instrumenteve ligjore që mund të përdorë Banka e Shqipërisë, në përputhje me rolin e saj si bankë qendrore në zbatim të ligjit. Masat në këtë fushë, ashtu siç është evidentuar edhe në Marrëveshjen Ndërinstitucionale të Prillit 2017, i përkasin kryesisht qeverisë dhe agjencive të saj.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA