I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 6 vite burg, arrestohet 36-vjeçari që tentoi të hynte në Shqipëri

29/10/2024 09:03

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Maqedoninë e Veriut me 6 vite burg për drogë, është arrestuar në Morinë.

Policia thotë se në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Burim Bajrami, 38 vjeç, banues në Gjilan.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gostivarit e ka dënuar me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e gjysmë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA