Fiks Fare/ Ndërprerja e punimeve të hekurudhës Durrës-Tiranë në Rrashbullë, mollë sherri për aksidente. Rruga e dëmtuar dhe pa sinjalistikë

29/10/2024 21:05

Prej disa muajsh si pasojë e punimeve të hekurudhës Durrës-Tiranë që kalon mbi aksin rrugorë Durrës – Shijak,rruga në zonën e Rrashbullës është e dëmtuar dhe pa sinjalizues.

Kjo problematik  është kthyer në burim aksidentesh dhe trafik të madh në këtë zonë. Përdoruesit e këtij segmenti rrugorë shprehen të revoltuar që rruga t’u rregullohej sa më parë.

Fiks Fare pa nga afër segmentin rrugorë Durrës – Shijak pas denoncimit që qytetarët kishin bërë në këtë redaksi. Shoferët të revoltuar shprehën pakënaqësitë e tyre dhe radhët e gjata që duhet të prisnin në trafik, plus gjendjes së rrugës që sipas tyre po u shkatërronte makinat.

Në vëzhgimin e Fiksit u pa gjendja e rrugës, trafiku i ktijuar, por mbi të gjitha u pa që në këtë segment rrugorë nuk kishte sinjalistikë që të informonte se kishte punime në rrugë. Mungesa e tyre shprehen banorët është bërë shqetësuese , pasi si rrjedhojë në këtë aks janë shtuar aksidentet. Gjatë natës aksi ishte edhe më i vëshirë për t’u përshkruar dhe shumica e aksidenteve kanë ndodhur natën pohuan banorët. Madje njëri prej bizneseve anash rrugës i vuri në dispozicion Fiksit pamjet filmike të një aksidenti që ishte zhvilluar jo shumë kohë më parë po aty.

Fiksi u interesua pranë Njësisë Administrative Rrashbull, ku kryetari z. Albert Bukaçi nuk ishte në dijeni të problematikës që Fiksi dhe qytetarët raportuan. Ai u shpreh se llogari dhe informacion mbi gjendjen e rrugës Fiksi duhet të kërkonte tek nënkontraktori i cili po merret me ndërtimin e hekurudhës, si dhe nga ARRSH-ja.

Fiks Fare u intresua pranë Autoritetit Rrugor Shqitparë, i cili në përgjigjen e tij, zgjidhjen e këtij problemi e adreson të Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave. Sipas ARRSH-së “sinjalistika që njofton punimet për hekurudhën dhe Plani i Menaxhimit të Trafikut janë pjesë e detyrimeve që duhen plotësuar nga ana e kontraktorit që kryen punimet me qëllim sigurimin e jetës së përdoruesve të rrugës”.

Fiks Fare iu drejtua edhe Hekurudhës Shqiptare për të marrë një përgjigje për arsyen e lënies në atë gjendje të aksit Durrës- Shijak.

Në përgjigjen e saj Hekurudha Shqiptare thotë se punimet për ndërtimin e hedhurudhës Tiranë – Durrës nuk janë ndërprerë ,por janë punime që kryhen me pjesë .Të gjitha këto procese duan kohën e tyre dhe nuk mund të kryhen pa ndërprerje, thotë Hekurudha Shqitpare në përgjigjen e saj.

Sipas tyre, rruga nuk është lënë e dëmtuar, por kontraktori i punimeve kryen mirëmbajtje rutinë në pjesën e tij të kontratës, gjerësia gjeometrike e trasesë hekurudhore, deri në dorëzimin final të objektit.

Dhe se nuk mund të kryejë mirëmbajtje të rrugës jashtë gjerësisë së trasesë hekurudhore. Ndërkohë që pamjet që solli Fiks Fare tregonin rrugën e dëmtuar.

Pas intereismit të Fiks Fare Hekurudha Shqitpare solli pamje që pjesët e dëmtuara të aksit Durrës -Shijak ku kryeheshin punimet ishin riparuar.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA