“A do ketë përplasje me policinë?”/ Kaso: Nuk kemi pse frikësohemi, për sa kohë nuk provokojmë ne të parët…

29/10/2024 17:35

Që prej orës 17:00 vijon protesta e opozitës e shtrirë në disa qytete.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Ivi Kaso u pyet nga gazetarët nëse do të ketë përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ai u përgjigj duke thënë se “ ne nuk kemi arsye për t’u frikësuar përplasjes me policinë, për sa kohë ne nuk provokojmë të parët”.

“Ashtu siç ishte paralajmëruar filloi etapa e paracaktuar e mosbindjes civile që ka të bëjë me bllokimin e qarkullimit. Sigurisht përballemi me qytetarë që kanë vështirësi në qarkullim.  Opozita kishte kujdesin që të lajmëronte qytetarët për qarkullim. Ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Ne e quajmë këtë bllokadë qytetarët, deri më tani nuk është shënuar asnjë incident dhe urojmë që të mos shënohen. Deri më tani policia e Shtetit ka marrë masa. Jemi të vendosur ta çojmë këtë përpjekje para.

Nuk kemi dyshime që do ketë procedime penale. Policia e ka bërë këtë në çfarëdo proteste. Është një tubim në formë tubimi. Është bërë njoftimi i parakohshëm.  Policisë i kërkojmë që të bëjë më të mirën.

Ne nuk kemi arsye për t’u frikësuar përplasjes me policinë, për sa kohë ne nuk provokojmë të parët.”, tha ai.

Top Channel