Kryetari i komisionit ad hoc antikorrupsion, Fatmir Xhafaj nuk e shikon si refuzim përgjigjen e institucioneve të pavarura, për të mos marrë pjesë me ekspertë gjatë diskutimit të reformës në drejtësi..

Kreu i komisionit të posaçëm tha se deri tani ekspertët nuk kanë propozuar ndryshime kushtetuese, por u shpreh i hapur gjatë kohës që të bëhet diskutimi.

“Sa shoh unë nuk ka të tilla, por konsultimi mund të nxjerrë nevojë për ndryshime. Nga drafti që është nuk shoh propozime për ndryshime kushtetuese. Shoh nevojën për ndryshime ligjore dhe institucionale. Ky është proces, mund të ketë propozime gjatë debatit, dhe mund të arrihet që të ketë edhe të tilla. S’ka kufizime edhe për një komision të posaçëm”, vijoi më tej Xhafaj.

Në të njëjtën kohë ai bëri të ditur se SPAK ka kërkuar ndryshimin e ligjit të tij organik.

“Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë nuk ka të tilla. Nëse do ta kërkojnë ata po. SPAK ka kërkuar vetë të ndryshojë ligji i tij për disa kërkesa që ata kanë. Vetë institucionet e drejtësisë kanë kërkuar 120 ndryshime”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA