Njësoj si në edicionet e kaluara, gazetari Besnik Dizdari u zgjodh për të dhënë votat e Shqipërisë për Topin e Artë.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme gazetarët e përzgjedhur duhej të votonin 10 futbollistët më të mirë nga lista me 30 emra duke u dhënë përkatësish 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë emrave të përzgjedhur.
Gazetari ka votuar në këtë mënyrë:
1-Rodri
2-Yamal
3-Carvajal
4-Bellingham
5-Rudiger
6-Haaland
7-Lautaro Martinez
8-Vinicius
9-Mbappe
10-Granit Xhaka
Sa i përket trofeut “Jashin” për portierin më të mirë, votat e tij kanë qenë për Unai SImon në vendin e parë, Lunin në të dytin dhe Emiliano Martinez në të tretin.
Për trajnerin më të mirë të vitit 2024, vota ka shkuar për Luis De La Fuente me Ançelotin në vendin e dytë, Kurse për klubin më të mirë të vitit, Dizdari ka përzgjedhur Real Madridin.
Top Channel