Analisti Arjan Curri, pjesë e panelit të emisionit Top Story tha se hetimi i mbetjeve toksike është një çështje e madhe për Prokurorinë e Durrësit.
Curri: Ka vende që ta bëjnë alarmante për të dëmtuar turizmin, është një problem i madh, problem politik, unë kam pasur herë pas here informacion që ne kemi qenë Tajlanda, këtu mund të jenë pafund fuçi me mbetje toksike të fundosura, por kjo nuk është as dërgesa e parë dhe as e fundit.
Kurum do të prodhojë sërish mbetje, ç’do të bëhet më tutje. Është i njëjti pluhur i verdhë, nga filtrat del më pak, por është toksik. Prokuroria e Durrësit është e vogël për të hetuar për mua. Është një histori gjeo-politike, një histori shumë e madhe për shpatullat e prokurorisë së Durrësit.
Top Channel