Të rinjtë në sipërmarrje, në kryeqytet po mbahet “Tirana Slush’D” për ekosistemin e startup

26/10/2024 15:35

Sipërmarrësit bashkohen në “Tirana Slush’D” për të transformuar ekosistemin e startup-eve.

Ky është eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, i cili sjell në qendër inovacionin dhe ndërlidh sipërmarrësit shqiptarë me Ballkanin, Diasporën, Europën dhe vendet nordike. I pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e lirisë në zhvillimin e sipërmarrjes. Ai tha se gjithmonë e më shumë të rinjtë shqiptarë duhet të orientohen drejt sipërmarrjes.

“Një nga gjërat që më ka shqetësuar është se, kur bëhet një sondazh me të rinjtë finlandezë, estonezë, izraelitë, 70-80% e tyre thonë se kur të rritem dua të bëhem sipërmarrës. Ndërkohë, në sondazhet tona 70-80% thonë kur të rritem dua të punoj në shtet. Kjo ndoidh sepse kërkojmë një rrogë, nuk kërkojmë të zhvillohemi; kërkojmë rehati, nuk kërkojmë rrezik; kërkojmë siguri dhe nuk kërkojmë sfidë. Pyetja është: Secili prej nesh, a ka qëllim të jetë personi rreth të cilit vijnë gjërat rrotull, që krijon një biznes, që nuk ëndërron të dalë në pension që në moshën 18-22 vjeç me një punë të sigurt, por që është gati të rrezikojë? Pra, si do shkojmë nga një Start Up në një ‘stay up’? Kjo është pyetja për sot”, tha Veliaj.

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shprehu mbështetjen për të çuar më tej këto projekte.

“Ne duam që të punojmë për shumë më tepër se kaq, duam të krijojmë një treg që të gjenerohet një fitim, që të jetë shumë i rëndësishëm për shoqërinë. Prandaj, duam që te ‘Durana’, tek Parku, tek 150 mijë metrat katrorë që kemi në Xhafzotaj, të punojmë që të licencohemi për punë që na sjellin një mirëqenie shumë më të lartë. Me mirëqenien tonë jemi të lirë. Kjo është Shqipëria si gjithë Europa. Bota jonë po ndryshon me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ne duhet të bëhemi gati për këtë të nesërme, e cila po bëhet shumë shpejt e tashmë”, tha Blendi Gonxhja.

Ne Tirana Slush D, startup-et shqiptare kanë mundësinë të prezantohen para një jurie ndërkombëtare, duke marrë vlerësime profesionale dhe duke zgjeruar horizontet e tyre në tregjet globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA