Lara Colturi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë sezon të Kupës së Botës në skinë Alpine.
Skiatorja e talentuar që mbron ngjyrat “Kuq e Zi” është renditur e 16-ta në Sllallomin Gjigand të etapës inagurues në Solden.
Një rezultat i kënaqshëm ky për Larën, ku në dëshiminë e dytë arriti të japë kohën e 9-të. Ishte hera e parë që Lara fiton pikë nga etapa e Solden, pasi në 2 përfaqësimet e kaluara gara ose është anuluar ose Lara ka qenë pa fat për ta mbyllur atë.
Ndalesa e radhës është me 16 Nëntor në Levi, në disiplinën e Sllallomit. Një ndalesë e veçantë për Laren, pasi do të festojë ditëlindjen e saj të 18-të në Finlandë më 15 Nëntor.
Duket që edhe këtë sezon skiatorja “Kuq e Zi” nuk do t’i zhgënjejë aspak parashikimet.
Top Channel