Inter-Juventus është kryesfida e kësaj jave në Serie A, me derbin e Italisë që pritet të dhurojë spektakël, teksa të dyja skuadrat, me atë që kanë treguar deri tani, shihen pretendente për titullin këtë sezon.

Një dyshim i madh ishte për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, nëse do të ishte apo jo pjesë e skuadrës së Inzaghit për këtë duel.

Duket se lajmi i mirë ka ardhur për teknikun italian, me 22-vjeçarin shqiptar që është rikthyer në stërvitje me skuadrën e parë, teksa Interi e ka grumbulluar.

Gjithsesi, ai pritet ta nisë nga stoli këtë supersfidë, teksa ekziston mundësia që të aktivizohet vetëm në minutat e fundit, nëse gjërat shkojnë siç duhet për kampionët e Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA