Teksa pritet të nisë seanca gjyqësore për ish-presidentin Ilir Meta dhe të akuzuarit e tjerë, në GJKKO ka mbërritur edhe Monika Kryemadhi.
Ajo është shprehur për mediat, në një deklaratë të shkurtër, se po përballet me një sistem të kastruar.
Në videon e mundësuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Kryemadhi shprehet “Do shohim si i kanë fytyrat, a e përballojnë dot”.
“Po shkoj sot të paraqitem përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Nëse inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar për të kuptuar fjalën ‘kastruar’, për t’iu treguar dhe për të kërkuar nga ata se kush e ka shpërndarë dosjen në media që hapur cenon procesin hetimor.
Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë për të cilën kanë shpenzuar me miliona dollarë dhe me miliona euro, por për të kuptuar që është drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Megjithatë do i shohim dhe fytyrat si i kanë, nëse do t’i përballojnë dot ose jo. Shihemi më pas”, u shpreh ajo.
Top Channel