Monika Kryemadhi pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, në një prononcim për mediat u shpreh se gjyqtarët i lanë vetëm 3 orë kohë për të parë të gjitha provat.
Deputetja tha se u provokua, pasi u vendos në të njëjtën sallë me Ilir Metën, ndërsa shtoi se komunikimi in masës së sigurisë është individuale dhe jo në grup.
Ndër të tjera, Kryemadhi tha se Gjykata dhe Prokuroria kanë shkelur kodin për nxjerrjen e sekretit hetimor.
“Na la vetëm tre orë kohë për t’u njohur me aktet. Për tre orë ne duhet të shohim të gjitha provat. I kam kërkuar edhe gjyqtarit e prokurorit, qoftë Prokuroria apo Gjykata kanë shkelur kodin për nxjerrjen e sekretit hetimor. Dua të theksoj se kjo godina pas nuk është drejtësia e re, por departamenti i PR dhe propagandës së Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Ramës, që nga inceneratori i Tiranës, 5 D, që nga koncesionet që vjedhin çdo ditë paratë e shqiptarëve, sot i pamë të veshura në fytyrat e tyre. S’ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, manipuluar dhe kriminalë.
Nuk flas farë për zotin Meta. Në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë. Kjo shkelë rregullat. Asnjë nga nuk është i akuzuar, por jemi të dyshuar.”, tha Kryemadhi.
Top Channel