23/12 19:28
Pas daljes nga ambientet e GJKKO, Monika Kryemadhi dha një prononcim për mediat.
Ajo u shpreh se u shqetësua nga prezenca e Ilir Metës në të njëjtën seancë më të, ndërsa e quajti këtë si një provokim.
“Ka një problem që duhet ta kuptoni. Unë kam deklaruar çdo gjë. Ky është një gjyq publik. Po ju them sërish Edi Rama a e ka deklaruar se kush e ka paguar operacionin dhe kurimin e djalit të tij në Amerikë? Botoks kam bërë sa të doni, operacion plastik jo.
Për problemet e mia personale nuk flas fare. Pretendimet që ngrenë, kompanitë që kemi punuar janë ndërkombëtare.
Në telefon janë edhe mesazhe për miellin. Është mielli i Serbisë që erdhi dhe u mbyllën fabrikat e miellit shqiptar”, u shpreh deputetja.
Top Channel