Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.
Kreu i qeverisë u shpreh se sigurimet shoqërore nga të cilët buron fondi i pensioneve janë detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral.
Në takim marrin pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, si dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.
“Sigurimet shoqërore nga të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral i patjetërsueshme për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë. Ai detyrim sapo shlyhet shkon tek dikush që merr një pension. Institucioni i Sigurimeve Shoqërore nuk është fitimprurës, por siguron transferimin e fondeve nga përfituesit e të ardhurave nga puna në sektorin publik ose privat që kanë detyrim të paguajnë sigurimet shoqërore. Sot do fokusohemi te informaliteti i pagave si një armik.”, tha Rama.
Top Channel