Monika Kryemadhi rrëfen detajet nga seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion që u zhvillua mëngjesin e sotëm.
Ajo u shpreh se Ilir Meta nuk ka marrëdhënie të afërta me familjen e saj, e për këtë Kryemadhi shtoi se ata nuk kanë marrë poste me rëndësi.
Monika Kryemadhi: Ilir Meta s’ka pas asnjë marrëdhënie me familjen time, me qenë do të shihnit kushërinjtë e mi në poste ndërtuese. Niveli i IQ të SPAK-ut është nën 175. Unë pagova delegacionin me kartën time të kreditit, domethënë do t’i marrësh të pandehur ti Edi Palokën.
Problemet që ka pasur Shatku e kam prezantuar me kryeministrin Edi Rama. Kishte rezistencë për të mos prishur monopolin, SPAK gënjen. O shoku, më fal. Me premtime dëgjuam edhe vrasësin Dumani që i kishte bërë dhëmbët Altin Dumanit. Ilir Meta sikur i përkëdheli ata (prokurorët).
Top Channel