Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, Monika Kryemadhi ka folur për mediat duke deklaruar se Ilir Meta nuk ka lidhje me akuzat dhe personat, pasi më këta të fundit sipas saj e ka prezantuar ajo.
Ajo u shpreh se drekë ishte shumë e revoltuar, dhe me një ton më të zbutur tha se çështjet e Metës dhe të saj nuk duhej të ishin bashkuar në një dosje, pasi sipas saj ata janë në një konflikt bashkë, dhe se të vendosur përballë njëri-tjetrit në sallën e gjyqit, sipas saj është një provokim.
“Unë kam qenë ndërmjetësuese që e kam prezantuar me filanin me filanin, nuk ka lidhje Ilir Meta. Megjithatë, se ndoshta në drekë ishim të revoltuar, kjo çështje duhej të ishte ndarë. Prokuroria ishte shumë provokative, të më pozicionosh në një sallë kur jemi në një konflikt të hapur, është absolutisht për të na provokuar dhe për bërë show”, tha Kryemadhi.
Top Channel