Jasir Asani është padyshim ylli i Ligës së Kampionëve të Azisë këtë sezon, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka tundur dy herë rrjetën Brenda tre minutave në ndeshjen e fundit të Gwangju kundër Johor DT.
Në minutën e 3’, 29-vjeçari realizoi një supergol, i cili brenda zonës, me të majtën e dërgoi topin në trekëndëshin e portës, të pamundur për portierin që të kapej.
Pas vetëm tre minutash, Asani arriti t’i merrte topin mbrojtësit kundërshtar dhe i vetëm me portierin dyfishoi shifrat.
KLIKO KËTU PËR GOLAT
Në fund, Gwangju fitoi me rezultatin 3-1, duke udhëhequr nme pikë të plota Grupin e Lindjes në Championsin e Azisë.
Nga ana tjetër, Asani udhëheq listën e golashënuesve, me 6 realizime në 3 ndeshje të luajtura, teksa regjistron edhe një asist.
Top Channel