Një vajzë e vogël palestineze është filmuar duke mbajtur në shpinë motrën e saj të vogël, me këtë të fundit që ishte goditur nga një automjet.
Pas një viti luftë dhe sulmeve izraelite, sistemi shëndetësorë në Gaza është shkatërruar pothuajse plotësisht, duke e bërë të pamundur për të trajtuar të gjithë personat që kërkojnë ndihmë.
Një gazetar palestinez i doli në ndihmë asaj dhe motrës së vogël të cilat i mori dhe i dërgoi me automjet deri në kampin Al Bureij në pjesën qendrore të Gazas.
Sipas Anadolu Agency, gazetari Alaa Hamouda që po filmonte videon, e pyet vajzën se pse po e mbante në shpinë motrën e saj.
Ajo i përgjigjet duke i thënë se motra e saj u goditur nga një automjet dhe se ishin në kërkim të trajtimit mjekësor.
Top Channel