Nelson Hysa, i pathyeshëm! Gjunjëzon në më pak se dy raunde kundërshtarin me KO
23/11 07:20
Daniele De Rossi u shkarkua nga Roma në fillim të sezonit për shkak të rezultateve zhgënjyese që mori me verdhekuqtë.
Tashmë, italiani po bëhet gati për një punë të re, teksa ka firmosur me agjentin e njohur shqiptar, Fali Ramadani. Menjëherë pas kësaj, drejt De Rossit pritet të vijë një ofertë e bujshme dhe e çuditshme në të njëjtën kohë.
Roma është gati që ta rikthejë dhe njëherë në krye të pankinës ish-mesfushorin, duke i besuar dhe njëherë projektin e nisur nga ai që në fillim.
Ivan Juric gjithashtu nuk po jep rezultate, me drejtuesit qe duket se janë penduar për shkarkimin e italianit, për të cilin janë të gatshëm të firmosin sërish.
Top Channel