Skema e të vetëpunësuarve, ministri Gonxhja: Bashkëpunim i frikshëm, kjo gjë duhet të ndalohet

22/10/2024 11:39

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bashkëbisedim me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave që reflektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve.

Në fjalën e tij, Gonxhja u ndal dhe te skema e të vetëpunësuarve, të cilët i faturojnë shërbimet e tyre te kompanitë që punon më parë, duke dëmtuar shumë faktorë të njëpasnjëshëm deri te pensionet.

“Kemi dhe një problem tjetër që është shumë i rëndësishëm. Të vetëpunësuarit dalin me bindje nga shumë kompani, vetëpunësohen dhe nga ky status i ri, ata faturojnë shërbimet të cilat deri pak më kohë i kryenin drejt këtyre kompanive, duke shmangur tatimet dhe detyrimet për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Kjo prek shumë prej skemave e cila dëmton dhe arkën e shtetit. Është një pjesë që duhet të punojmë shumë fortë me Drejtorin e Tatimeve që kjo gjë të ndalohet. E kam fjalën për profesione shumë të rëndësishme me paga të larta, të cilët fshihen pas këtyre skemave dhe ndikon te pensionet. Është një bashkëpunim i frikshëm, sepse është i gjallë dhe ndodh mes njerëzve që punojnë bashkë. Ata janë duke bashkëpunuar për të dëmtuar jetët e tyre dhe të gjithë skemën që ne bazojmë politikan tona sociale”, u shpreh Blendi Gonxhja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA