Procesi Sportiv/ “Gjithë ajo ndeshje me traditë dhe ne e çojmë në Vlorë”, Sinemati për derbin Tirana-Dinamo: Tani qeshim me futbollin

22/10/2024 08:49

Tirana-Dinamo ishte kryendeshja e Superiores këtë javë, me derbin e kryeqytetit, i cili u luajt në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.

Gazetari Gëzim Sinemati nuk i kurseu kritikat për këtë vendim, duke u shprehur në “Procesin Sportiv” se derbi e ka ‘shtëpinë’ në Tiranë dhe se tani futbolli shqiptar është bërë për të qeshur.

“Duhet të trishtohemi për derbin tonë. Gjithë ajo ndeshje me traditë, ne e çojmë në Vlorë. Lexova dy deklaratat e të dyja klubeve që thonin se ishin të gëzuar që shkonin në Vlorë. Derbi e ka shtëpinë në Tiranë. Pse nuk ankohen? Nuk i pranon njeri në qytet tjetër dhe falënderojnë Vlorën që hapi stadiumin. Nuk qajmë dot për futbollin, tani do qeshim”, u shpreh Sinemati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA