Presidencialet në SHBA/ Nxehet gara për Shtëpinë e Bardhë, votimet në shtetet e luhatshme ende të ngushta

22/10/2024 12:55

Nxehet gara për Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dy javët e fundit para zgjedhjeve presidenciale, sondazhet në shtatë shtetet e luhatshme vazhdojnë që të jenë të ngushta për republikanin Donald Trump dhe demokraten Kamala Harris.

Të hënën Harris vizitoi Pensilvaninë, Miçiganin dhe Ëisconsin, ndërsa Trump u nis për në Karolinën e Veriut, ku do të mbajë një tubim në Greensboro sot.

Mesatarja e sondazheve kombëtare tregojnë se ka vetëm një ose dy pikë përqindjeje që e ndajnë rivalët në shtetet e fushëbetejës me Harris që kryeson në 3 nga 7 shtetet me më pak se 1 pikë përqindjeje. Ndërsa Trump aktualisht është përpara me më pak se 1 pikë përqindje në Pensilvani dhe Karolinën e Veriut , dhe me 2 pikë në Gjeorgji dhe Arizona.

Në Arizona, Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut, drejtimi ka ndryshuar disa herë që nga fillimi i gushtit, por Trump ka një epërsi të vogël për disa javë rresht. E kundërta ndodha në Nevada, ku Harris është pak përpara për momentin.

Në tre shtetet e tjera – Michigan, Pensilvani dhe Wisconsin – Harris ka udhëhequr që nga fillimi i gushtit, ndonjëherë me 2 ose 3 pikë, por ditët e fundit sondazhet janë shtrënguar ndjeshëm dhe Trump tani ka një epërsi të vogël në Pensilvani.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA